Telegrafi

Soni Malaj dhe Timi publikojnë këngën e re “Pa ty” (Video)

Këngëtarja Soni malaj dhe artisti i ri Tim Novobërda kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Pa ty” mban titullin kënga e cila është ritmike verore, e punuar nga DJ Aldo, Tim dhe vet Soni, ndërsa tekstin e ka shkruar Timi.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni XL Films.

“Pa ty” pritet të jetë një ndër këngët më të pëlqyeshme gjatë verës 2017. /Telegrafi/