Këngëtarja Soni Malaj ka qenë sot (e shtunë) kryetemë e mediave për shkak të një “denoncimi” të saj në një intervistë të shkruar, ku kinse këngëtarja kishte akuzuar mediat se nuk po e përkrahin, si shkas i “urdhërave” nga disa këngëatarë të festivalit.
Megjithatë, reagimi i këngëtares ka qenë i menjëhershëm kur ka parë se fjalët e saj, nuk janë transmetuar ashtu siç duhet në media.
Një nga lajmet, titulli i së cilës ishte: “Kënga Magjike/ Soni Malaj akuzon Ardit Gjebrenë”, mesa duket e ka revoltuar shumë këngëtaren, sa që është ‘detyruar’ të shpjegojë gjithë të vërtetën përmes një statusi në llogarinë personale në Instagram.
“Boll me gënjeshtra dhe spekulime, na lini të shijojmë finalen e “Kënga Magjike”, se asnjë nuk është kundra askujt”, thotë ndër të tjerash Soni. /Telegrafi/