Këngëtarja Soni Malaj ka mbyllur mbrëmë natën e parë të festivalit ‘Kënga Magjike’. ‘Për vete më mbaj’ është kënga me të cilën prezantohet artistja e njohur.
Por, gjatë performancës u kuptua diçka. Produksioni muzikor ishte ndryshuar pak në fillim e po ashtu në mbarim të saj, për efekt performance.
Kjo është hera e parë që deri më tani një pjesëmarrës ka modifikuar këngën garuese, shkruan revsitacover.
Përpos, Soni në sy ranë edhe disa performanca të tjera si ato të Rozanës e Arilenës që ngritën në këmbë publikun.
Po ashtu, efekt të madh mediatik në audiencë kishte edhe këngëtari në kategorinë ‘New Artist’, Florian Nazufi i cili u pëlqye shumë nga të gjithë e sidomos nga Tuna.
Nata e dytë e festivalit mbahet sonte në ora 20.30.