Telegrafi

Sondazhi i Telegrafit: “Kush mendoni se është fajtori kryesor që Kosova ka dështuar në testin PISA?”

Kosova është ranguar ndër vendet e fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Nxënësit 15-vjeçarë nga Kosova janë renditur të 74-tët në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre nga 80 shtete pjesëmarrëse në këto teste.

Krahasuar me rezultatet paraprake të testimit në vitin 2018, Kosova ka shënuar regres për 11 pikë, në veçanti në fushën e leximit dhe të të kuptuarit.

Lexo po ashtu Rezultatet e “PISA 2022”, njohësit e arsimit: Kishte probleme teknike gjatë testit, por kjo nuk e ndryshon rezultatin

Pas publikimit të rezultateve të PISA-s, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i arsyetoi ato me sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërkaq, njohës të arsimit e organizata të shoqërisë civile fajësuan Ministrinë e Arsimit për mungesë të investimeve në sistemin arsimor.

Telegrafi ka hapur një sondazh për lexuesit me pyetjen se “Kush mendoni se është fajtori kryesor që Kosova ka dështuar në testin PISA?”.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj duke zgjedhur njërin nga tri opsionet e ofruara.