Telegrafi Sport ka publikuar rezultatin e sondazhit të mbajtur së fundmi për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte mbrëma në San Siro të Milanos.
Dy skuadrat do të ndeshen me fillim nga ora 20:45.
Telegrafi Sport në vazhdën e analizave dhe specialeve për finalen e madhe, ka realizuar edhe një sondazh për finalen e Ligës së Kampionëve.
Çuditërisht, edhe pse kemi pritur një rezultat bindës e të thellë për fitore të Real Madridit në sondazhin e realizuar, për shkak të bazës tejet të madhe të fansave të Realit në trojet shqiptare, rezultatet janë tejet befasuese.
Real Madridi sipas vetëm 55% të fituesve do të fitojë finalen e madhe që zhvillohet sonte.
Për dallim, 45% mendojnë se Atletico Madridi do të triumfojë në finalen e madhe.
Ky rezultat është tejet i ngushtë marrë parasysh numrin e tifozëve të Realit në trojet shqiptare dhe historinë që ka klubi mbretëror, e për dallim Atletico ka marrë shumë vota edhe pse nuk ka bazë të veten të tifozëve në Kosovë.
Sipas rezultateve ka mundësi që tifozët e Barcelonës të jenë përkrah Atletico Madridit kundër rivalit të tyre të përbetuar, ani pse Atletico ka eliminuar ekipin e tyre.
Si do që të jetë, se sa i sakt është rezultati i sondazhit dhe mendimi i votuesve shqiptarë duhet të presim edhe pak orë për t’a kuptuar ! /Telegrafi/