Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultuate: PDK – 24.2 %, AAK -22.6 %, LDK – 19.4 %, VV – 16. 3 %, NISMA – 4.2 %, AKR – 3.9 %, ALTERNATIVA 2.4 %, PD 1.8 % dhe të tjera – 4.7. %.
Komunikata e plotë e Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”:
Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2017”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do t’i besonit, nëse zgjedhjet mbahen në mes të vitit 2017 për të tejkaluar krizën politike? Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të dy subjekteve politike PDK dhe LDK, ndërsa AAK ka tejkaluar dyfishimin dhe VV ka shënuar rritje të theksuar, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, ndërsa PDK edhe përkundër rënjes, vazhdon të mbetet e para edhe pse vlerat numerike tregojne rezultat më të ultë se në zgjedhjet e kaluara.
Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur se sikur të mbaheshin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në mes të vitit 2017, do të kishim këtë rezultat zgjedhor. Pjesëmarrja e grup moshave të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25,26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet. Rezultatet kanë treguar për një rritje substanciale, që ka tejkaluar dyfishimin e rezultatit nga e kaluara për AAK, me 22.6 % dhe VV, e cila poashtu ka shënuar rritje me rreth 16.3 %, duke i prirë e para PDK me 24.2 %, të besimit qytetarë. LDK mbetet e terta me 19.4 % duke pësuar një rënie të konsiderueshme elektorale, krahasuar me vitin 2014. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, kualicioni i madh me PDK, kishte arritur rezultat prej 30.38%, LDK e vetme kishte arritur 25% , ndërsa VV ishte 13.59 % dhe AAK 9.54 % të votës nacional e.
Subjekti tjetër parlamentar NISMA, ka shënuar këtë rezultat me 4.2 % si subjekt i vetëm në këtë sondazh nga kualicioni aktual me AAK –në, ndërsa AKR-ja e cila në zgjedhjet e kaluara nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, në këtë sondazh ka dal me 3.9 % të të anketuarëve. Poashtu, gjithnjë po të mbaheshin zgjedhjet në mes të vitit 2017, ky subjekt rrezikon përsëri kalueshmërinë prej 5% të pragut me një përqindje minimale prej 0.1.1 %. Edhe ALTERNATIVA e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit – Lila, ka shënuar rezultat minimal prej 2.4 %, duke u pasuar nga PD me 1.8 % dhe të tjera me 4.7 % të rezultatit të të anketuarëve.
Rezultatet e sondazhit janë reazlizuar me (10.000) dhjetëmijë respondent të anketuar nëpër (8) tetë qendrat më të mëdha në Kosovë. Ky sondazh është realizuar nga data 10 Mars 2017 deri më 25 Mars 2017 në qytetet si në vijim; Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, (Rajoni i Drenices), Podujevë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren, qendra këto kryesore të Republikës së Kosovës nga të gjithë të anketuarit. Sondazhi është realizuar në kohën kur partitë politike kanë shtuar aktivitetin e tyre elektoral nëpër gjithë territorin e Kosovës. Pronare e sondazhit të realizuar është Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, të anketuarit dhe opinioni i tyre. Sondazhi nuk është i porosituar nga asnjë parti politike të trajtuara në këtë sondazh, apo nga ndonjë institucion qeveritar, e as ndërkombëtar.
Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.8 deri 2.4% si përllogaritje statistikore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare 2017.
Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politke “ALTERNATIVA” është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencial të subjekteve politike në Kosovë. /Kosovapress/