Site icon Telegrafi

Sondazhi i ri ndër republikanët – Trump udhëheq thellë për zgjedhjet presidenciale 2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mban një epërsi mbi kandidatët e tjerë të mundshëm republikanë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, duke udhëhequr guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis me 43 për qind, tregon një sondazh i ri.

Të pyetur se kë do të mbështesnin në zgjedhjet e 2024-ës, 54 për qind e republikanëve zgjodhën Trumpin, ndërsa 11 për qind zgjodhën DeSantis dhe 8 për qind zgjodhën ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, zbuloi një sondazh i Reuters/Ipsos i kryer muajin e kaluar dhe i publikuar të premten.

Trump nuk ka njoftuar zyrtarisht një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë, por ai ka thënë se “po mendon për këtë”, raporton nypost.

“Unë mendoj se shumë njerëz do të jenë shumë të lumtur, sinqerisht, me vendimin dhe ndoshta do ta shpallin atë pas afatit të mesëm”, tha ai në një intervistë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Nikki Haley, ambasadorja e OKB-së në administratën Trumpit, doli e katërta me 4 për qind të mbështetjes, e ndjekur nga senatori Ted Cruz (R-Texas) me 3 për qind.

Ish-sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe senatori Josh Hawley (R-Mo.) përfunduan secili me 1 për qind.

Ndryshe, katërmbëdhjetë për qind u përgjigjën “nuk jam i sigurt” ndërsa kujtojmë se zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version