Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh është marrë perceptimi i qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar vendin në zgjedhje.
68% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazh ndjehen shumë mirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Qeverinë Hoti. 16% ndjehen mirë, 8% jo mirë, derisa 6% e qytetareve ndjehen aspak mirë pas këtij vendimi.
80% e qytetarëve shprehen se do të dalin në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së shpejti.
Rreth 9% të qytetarëve janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, derisa akoma nuk janë të sigurt 11%.
Më shumë qytetarë [39%] preferojnë që aktivitet elektorale t’i ndjekin përmes TV-së, derisa pasojnë rrjetet sociale me rreth 22%.
Rreth 60% e qytetarëve të anketuar do ta votojnë partinë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit. 18% do ta votojnë një parti tjetër. 16% nuk janë të sigurt se cilën parti do ta votojnë, derisa për herë të parë do të votojnë rreth 6% e respodentëve.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.