Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me AAK-në.
49.7% e qytetarëve mendojnë se futja në garë e Ramush Haradinajt për president ka pasur impakt negativ në zgjedhje për AAK-në. 20.6% e respodentëve shprehen neutral, derisa vetëm 8.1% mendojnë se kandidatura për president e Haradinajt i ka bërë mirë AAK-së në zgjedhje.
75.8% e qytetarëve mendojnë se akuzat për vjedhje votash brenda AAK-së kanë krijuar imazh negativ për partinë. 8.6% e respodentëve nuk mendojnë se ky problem ka ndikuar te imazhi i AAK-së. Ndërsa 15.6% e respodentëve nuk kanë mendim.
60% e të anketuarve mendojnë se AAK do të kishte më shumë vota sikur të mos kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1.
20.5% mendojnë se AAK nuk do të kishte më shumë vota edhe nëse nuk do të votonte për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1. Derisa 18.8% nuk kanë mendim për këtë çështje.
71.7% e respodentëve mendojnë se AAK nuk do të ketë rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nuk kanë opinion për këtë temë 16.7% e qytetarëve, derisa 11.5% mendojnë se AAK del më mirë në zgjedhjet lokale se ato të 14 shkurtit.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.