Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje ngjarjet që shënuan vitin 2020 në Kosovë.
Rreth 66% e qytetarëve mendojnë se pandemia në Kosovë ka mundur të menaxhohet më mirë, 23% mendojnë se është menaxhuar mirë brenda mundësive derisa situate mund të kishte shkuar më keq mendojnë rreth 11%.
Vetëm 23% e qytetarëve mendojnë se Kosova është duke shkuar në rrugën e drejtë sa i përket zhvillimit të gjithmbarshëm, derisa 77% mendojnë se Kosova nuk është duke shkuar në rrugë të drejtë.
Mbi 45% e të anketuarve do të donin që formimi i Qeverisë Hoti të mos kishte ndodhur. Rreth 16% e qytetarëve gjatë këtij viti nuk do të dëshironin të kishin ndodhur ngjarjet e Speciales, derisa rreth 11% nuk do të donin që të ishte bërë Qeveria Kurti.
Ka qytetarë që si ngjarje të rëndë e kanë parë vjedhjen e dy milionëve apo shuarjen e task-forcës kundër korrupsionit.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.