Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me PDK-në.
Rreth 66% e respodentëve mendojnë se PDK duhet të reformohet para zgjedhjeve të ardhshme komunale. 11% mendojnë të kundërtën, derisa 23% nuk kanë opinion.
Mbi gjysma e të anketuarve (56%) mendojnë se reformat eventuale të PDK-së nuk duhet të lidhen me zgjedhjet komunale por duhet të jenë një strategji afatgjate. 14% mendojnë se reformat duhet të lidhen me zgjedhjet lokale. Rreth 30% nuk kanë mendim.
Rreth 38% e atyre që i janë përgjigjur anketës mendojnë se PDK nuk duhet ta ndjekë shembullin e LVV-së për të bërë opozitën. 33% s’kanë mendim për këtë temë, derisa 29% mendojnë se PDK duhet ta ndjek shembullin e LVV-së për ta bërë opozitën.
75% e respodentëve mendojnë se PDK do të ketë imazh më pozitiv te qytetarët nëse voton Osmanin për presidente. 25% mendojnë se votimi i Osmanit nuk i sjell imazh pozitiv PDK-së te qytetarët.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.