Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit.
Rreth 18% e qytetarëve të anketuar mendojnë se Kurti do të përmbushë të gjitha premtimet e dhëna. 41% mendojnë se do të përmbushen shumica e premtimeve elektorale. Derisa 7% mendojnë se nuk do të përmbushet asnjë premtim.
Rreth 42% mendojnë se prioriteti më i madh i qeverisë duhet të jetë luftimi i korrupsionit/nepotizmit. Mbi 25% mendojnë se prioritet duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike. 24% mendojnë se kontrollimi i pandemisë duhet të jetë prioriteti kryesor derisa 8% mendojnë se prioritet duhet të jetë zgjidhja e dialogut Kosovë-Serbi.
Rreth 64% e respodentëve mendojnë se LVV do të mund t’i siguroj votat për Vjosa Osmanin. 15% mendojnë se nuk do të sigurohen votat për Osmanin. Ndërsa rreth 22% nuk kanë mendim për këtë çështje.
69% e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti do ta përfundojë mandatin katërvjeçarë. 15% nuk mendojnë se Kurti i shkon mandatit deri në fund, derisa 15% nuk kanë opinion.
Gjysma e respodentëve mendojnë se partitë opozitare nuk do të mund të bëjnë opozitë ndaj Kurtit. 29% mendojnë se do të ketë opozitë të fortë. Rreth 21% nuk kanë mendim për këtë çështje.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.