Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar (86.7%) mendojnë se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti i ri. 13.3% mendojnë të kundërtën.
Mbi 42% e qytetarëve mendojnë se LDK do të qëndrojë në sallë dhe do të votojë për presidentin. 33% mendojnë se LDK rri në sallë por nuk voton, derisa 8% mendojnë se LDK nuk qëndron fare në sallë.
67.4% të anketuarve mendojnë se një pjesë e ministrave të Qeverisë Kurti 1 do të emërohen përsëri ministra. Vetëm 3.7% e respodentëve mendojnë se asnjë ministër nga Qeveria Kurti 1 nuk duhet të ketë post ministror në qeverinë e re.
Rreth 70% e respodentëve mendojnë se në qeverinë e re do të ketë ministra edhe nga lista Vjosa Osmanit. Vetëm 10% e mendojnë të kundërtën.
37.2% e të anketuarve mendojnë se në qeveri do të ketë edhe ministra nga shoqëria civile. 35.6% mendojnë se ministrat do të jenë vetëm nga LVV/Lista Vjosa. Ndërsa 27.2% nuk kanë ndonjë opinion për këtë çështje.
Mbi gjysma e respodentëve (52.2%) mendojnë se LVV nuk plotëson 10 kushtet e Enver Hoxhajt që vendosi ai për votimin e presidentit. 36.5% nuk kane opinion, derisa rreth 11% mendojnë se Kurti plotëson ato kushte.
Të pyetur për problemet në PDK, 46.1% e qytetarëve mendojnë se PDK është përçarë në lidhje me veprimet e fundit të Hoxhajt. 16.3% mendojnë se nuk ka përçarje në PDK. 37.6% nuk kane mendim për këtë temë.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.