Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me aderimet e fundit në subjekte politike.
33% e qytetarëve mendojnë se aderimet e gazetarëve dhe analistëve politikë në parti janë të duhura, po aq qytetarë mendojnë se janë të gabuara derisa një sasi e njëjtë e qytetarëve nuk kanë mendim për këtë qëllim.
Mbi 65% e respodentëve mendojnë se aderimet më cilësore i ka marrë Lëvizja Vetëvendosje. Rreth 11% mendojnë se aderimet cilësore i mori PDK, mbi 3% LDK, derisa rreth 20% nuk kanë mendim për këtë temë.
Rreth 47% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se aderimi i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Dobruna në Vetëvendosje ka qenë i mirë. 19% mendojnë se ky aderim në LVV ka qenë i keq, derisa rreth 34% e respodentëve nuk kanë opinion.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.