Site icon Telegrafi

Sondazhi i Opinion: 82% e te anketuarve mendojnë që zgjedhjet në Dibër janë manipuluar!

Në këto ditë plotë tensione në skenën politike Shqiptare, sidomos pas publikimit të përgjimeve nga BILD, emisionet politike në Shqipëri kanë trajtuar këtë temë.

Madje njëri nga emisionet më të ndjekura, Opinion ka bërë një sondazh në Facebook ku kanë votuar mbi 15 mije përdorues të këtij rrjeti social.

Në pyetjen e parashtruar “A tregojnë përgjimet e reja të Bild se zgjedhjet në Dibër kanë qenë të manipuluara?”, sipas votimeve 82% e të përgjigjurve janë shprehur me PO, ndërkohe 18% janë deklaruar JO!

Exit mobile version