RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Vushtrrinë, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Xhafer Tahiri i LDK-së ka dalë i pari me 42.4 % në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta brenda periudhës shtator 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Xhafer Tahiri – LDK: 42.4 %
Arsim Rexhepi – LVV: 31.8 %
Ferit Idrizi – PDK: 23.9 %
Mensul Ademi – AAK: 1.0 %
Albert Maxhuni – NISMA: 0.5 %
Jeton Salihu – I pavarur: 0.3 %
Ergin Sunguri – KDTP: 0.2 %