RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjakovën, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilit Ardian Gjini i AAK ka dalë i pari me 59% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 04- 08 tetor 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Ardian Gjini – AAK: 59 %
Mimoza Kusari-Lila – LVV: 33.2 %
Teki Shala – LDK: 3.6%
Ferdinand Kolaj – PSHDK: 2.0%
Arbënesha Kuçi –PDK: 1.5 %
Fazli Hoxha – Nisma Socialdemokrate: 0.7 %
Me vota të padeklaruara, përqindja e qytetarëve është si në grafikën e mëposhtme:
Ardian Gjini – AAK: 57.2%
Mimoza Kusari-Lila – LVV: 32.2%
Teki Shala – LDK: 3,5 %
Ferdinand Kolaj – PSHDK: 1,9%
Arbënesha Kuçi –PDK: 1.4%
Fazli Hoxha – Nisma Socialdemokrate: 0,7%
Nuk di, të pavendosur: 2.5% /Telegrafi/