Mbi gjysma e respodentëve (61%) mendojnë se opozita duhet të jetë mbështetëse ndaj qeverisë.
Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje rolin e opozitës në proceset që pritet të kalojë Kosova.
Rreth 84% e qytetarëve të anketuar mendojnë se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë sa iu përket temave të mëdha siç është dialogu. Mbi 9% mendojnë se opozita nuk duhet të ofrojë bashkëpunim në këtë temë. Rreth 7% nuk kanë opinion.
Mbi gjysma e respodentëve (61%) mendojnë se opozita duhet të jetë mbështetëse ndaj qeverisë. Rreth 25% mendojnë se opozita duhet të jetë e rreptë ndaj qeverisë. 14% nuk kanë opinion.
Rreth 48% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se qeveria është hapur për kritika nga opozita. Mbi 37% mendojnë se qeveria nuk është shumë e interesuar për kritikat nga opozita. 15% nuk kanë opinion për këtë temë.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.