Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.
Rreth 67% e qytetarëve nuk pajtohen me qëndrimet e opozitës se marrëveshja për targa është e dëmshme për Kosovën. Rreth 33% pajtohen se marrëveshja i sjell dëm Kosovës.
Rreth 74% e qytetarëve mendojnë se me reciprocitet ndaj Serbisë do të rritej tregtia me Shqipërinë. 26% mendojnë se reciprociteti nuk ndikon në tregtinë bileterale Kosovë-Shqipëri.
Mbi 63% e respodentëve mendojnë se refuzimi i projektit të gazit nga Qeveria e Kosovës nuk do të ndikojë në raportet Kosovë-SHBA. Rreth 37% mendojnë se ky vendim i qeverisë do të ketë ndikim në raportet me Amerikën.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.