Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Rreth 66% e respodentëve mendojnë se shkarkimi i Bordit të RTK-së ishte vendim i drejtë

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me RTK-në.

Rreth 66% e qytetarëve shkarkimin e Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës e konsiderojnë veprim të drejtë. Rreth 15%, këtë veprim e quajnë të padrejtë, derisa 19% e respodentëve nuk kanë mendim.

50% e të anketuarve shkarkimin e Bordit të RTK-së e konsiderojnë ç’kapje të shtetit. 21,3% e quajnë kapje të shtetit. 13,9 % as kapje e as çkapje. Derisa 14,8% nuk kanë mendim.

Rreth 52% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se zgjedhje e anëtarëve të ri të Bordit të RTK-së do të jetë i pavarur nga politika. Rreth 27% mendojnë të kundërtën. Derisa mbi 21% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version