Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me të ardhmen e veriut të Kosovës.
Rreth 44% e respodentëve mendojnë se zgjidhje e çështjes së veriut të Kosovë varet nga SHBA-ja. Rreth 19% mendojnë se zgjidhja varet nga vullneti politik i Kosovës. 10% mendojnë se zgjidhja është në duart e Bashkimit Evropian. Mbi 6% mendojnë se zgjidhja varet nga vullneti politik i Serbisë. Rreth 21% nuk kanë pasur mendim për këtë pyetje.
Rreth 66% e qytetarëve të anketuar mendojnë se qeveria e Kosovës do të duhej ta ndalonte ndërtimin e universitetit në Mitrovicën Veriore. Ndërsa 34% mendojnë se qeveria nuk do të duhej ta paguante vendosjen e gurthemelit.
18.5% e të anketuarve mendojnë se qeveria do ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 46% mendojnë se qeveria nuk do ta zbatojë këtë vendim. Ndërsa 35.5% e qytetarëve të anketuar nuk kanë dhënë opinion.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.