Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me marrëveshjen në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Rreth 65% e qytetarëve shprehen pro zëvendësimit të njësiteve të Policisë Speciale me trupat e KFOR-it. 35% janë kundër këtij zëvendësimi.
Rreth 56% e respodentëve shprehen optimist se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel me Kosovën. Mbi 44% nuk presin që Serbia ta zbatojë këtë marrëveshje.
Rreth 85 e qytetarëve të anketuar mendojnë se reciprociteti është mënyra e duhur për të arritur njohjen nga Serbia. Mbi 15% nuk mendojnë se me reciprocitet mund të arrihet njohja nga Serbia.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.