Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me pozicionin e LDK-së në këto zgjedhje lokale.
Rreth 37% e qytetarëve mendojnë se imazhi i LDK-së ka mbetur i njëjtë edhe pas ardhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë. Rreth 33% mendojnë se me ardhjen e Abdixhikut në krye të LDK-së imazhi i kësaj partie është përmirësuar. 12% mendojnë se imazhi i LDK-së me Abdixhikun në krye është keqësuar. Mbi 18% nuk kanë pasur përgjigje.
51% e qytetarëve mendojnë se LDK do të fitojë në më pak komuna se zgjedhjet e fundit lokale. 19% mendojnë se LDK do të fitojë aq komuna sa ka aktualisht. 15% mendojnë se LDK do ët fitojë më shumë komuna se zgjedhjet e fundit lokale. Rreth 15% nuk kanë pasur përgjigje për këtë temë.
Rreth 56 e respodentëve nuk mendojnë se LDK mund të kthejë ndonjë bastion që e ka humbur ndër vite. Rreth 22% mendojnë se LDK do të kthejë ndonjërin nga bastionet e humbura. 22% nuk janë përgjigjur.