Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Rreth 49% e qytetarëve mendojnë se dialogu përmbyllet gjatë mandatit të Kurtit

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për punën e Qeverisë Kurti.

59% e respodentëve mendojnë se qeveria është duke përmbushur pritshëmritë e tyre. Rreth 29% janë shprehur se Qeveria Kurti nuk po përmbush pritshmëritë e tyre. 12% nuk kanë përgjigje për këtë temë.

Rreth 49% e respodentëve mendojnë se dialogu do të përmbyllet gjatë mandatit të kësaj qeverie. Rreth 31% e qytetarëve mendojnë se dialogu nuk përmbyllet në këtë periudhë kohore. 20 nuk kanë pasur përgjigje.

Rreth 62% e qytetarëve shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ e konsiderojnë vendim të duhur. 23% e konsiderojnë vendim jo të duhur. Derisa rreth 15% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)