Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.
Rreth 74% e mbi një mijë respodentëve kanë thënë se do të dalin në zgjedhje. Mbi 13% kanë dhënë se nuk do të marrin pjesë që në zgjedhje. Ndërsa rreth 13% të tjerë ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhje.
Mbi 31% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet e planifikuara të mbahen me 17 tetor duhet të shtyhen. Rreth 48% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen. Rreth 21% nuk kanë pasur përgjigje.
Rreth 77% e qytetarëve mendojnë se partitë politike janë përgjegjëse për tubimet që po mbahen në kohë pandemie. 23% përgjegjësinë për këto tubime ua lanë përkrahësve të partive politike.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.