Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për një audio-incizim që është transmetuar ditëve të fundit në media.
Rreth 43% e qytetarëve mendojnë se rasti i audio-incizimit që ka dalë në publik do të trajtohet në mënyrë të paanshme. Mbi 22% mendojnë se rasti do të trajtohet në mënyrë të njëanshme. Derisa 35% nuk kanë dashur të japin përgjigje.
Mbi 59% e qytetarëve mendojnë se në sistemin e drejtësisë në Kosovë kanë ndodhur veprime joligjore. 17% nuk mendojnë se në sistemin e drejtësisë ka pasur veprime joligjore. Derisa 24% nuk kanë pasur përgjigje.
40.6% e respodentëve mendojnë se reformat në sistemin e drejtësisë do të ndikojnë në eliminimin e veprimeve joligjore në këtë sistem. 29.6% e qytetarëve mendojnë se reformat në drejtësi do të ndikojnë deri diku në sistemin e drejtësisë.
8% e qytetarëve mendojnë se reformat në drejtësi nuk eliminojnë veprimet joligjore në sistemin e Drejtësisë. Rreth 22% nuk kanë pasur mendim për këtë temë.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.