Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Rreth 43% e qytetarëve mendojnë se bordet e emëruara nga Qeveria Kurti nuk janë të politizuara

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me emërimet e bordeve të reja.

Rreth 43% e qytetarëve mendojnë se bordet e emëruara nga Qeveria Kurti nuk janë të politizuara. 32% mendojnë se bordet janë të politizuara. Derisa 25% nuk kanë dashur të përgjigjen në këtë pyetje.

Mbi 48% e qytetarëve mendojnë se në emërimin e anëtarëve të rinj të bordeve janë respektuar kriteret e kërkuara me ligj. 27% mendojnë të kundërtën. Ndërsa 25% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje.

40.7% e të anketuarve mendojnë se gratë janë të përfaqësuara sa duhet në bordet e reja. Të kundërtën e mendojnë 32.7 % e qytetarëve. Derisa 26.6% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version