Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me procesin zgjedhor që do të mbahet në 14 shkurt.
Mbi gjysma e qytetarëve (57%) nuk mendojnë se data 14 shkurt favorizon ndonjë parti politike në zgjedhje. 20% mendojnë se kjo datë favorizon subjekte të caktuara derisa 22% nuk kanë mendim.
52% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se iniciativa e Vjosa Osmanit ka kohë që të përgatitet për zgjedhjet e 14 shkurtit. 27% mendojnë se nuk ka kohë derisa pjesa tjetër nuk kanë mendim.
Rreth 50% e respodentëve mendojnë se rrëzimi i Qeverisë Hoti do të ketë shumë efekt edhe në rezultatin e LDK-së në zgjedhje. 18% se rrëzimi i Qeverisë Hoti do të ketë deri diku efekt edhe në rezultatin e LDK-së në zgjedhje.
Rreth 16% mendojnë se do të ketë pak apo aspek efekt në rezultatin e LDK-së, rrëzimi i Qeverisë Hoti, derisa 16% nuk kanë opinion.
40% e qytetarëve mendojnë se zgjedhja e Bidenit si president në SHBA nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. 37% mendojnë se zgjedhja e Bidenit do të ketë efekt edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit derisa 23% e tyre nuk kanë mendim.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.