Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Nëse Kurtit nuk i lejohet gara në zgjedhje, 50% e respodentëve duan Konjufcën kandidat të LVV-së, 32% Vjosa Osmanin

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me kandidatët e subjekteve politike të nominuar për kryeministër.

68% e qytetarëve që i janë përgjigjur sondazhit mendojnë se kandidatura e Avdullah Hotit të LDK-së nuk është e duhura për kryeministër. Vetëm 14% mendojnë se Hoti është i duhuri për kryeministër, derisa rreth 18% nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 69% e respodentëve nuk mendojnë se Enver Hoxhaj do të mund të mobilizojë elektoratin e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Mbi 16 % mendojnë se Hoxhaj do të arrijë të mobilizojë votuesit e PDK-së, derisa të tjerët nuk kanë opinion.

Rreth 67% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se KQZ-ja do t’ia lejojë kandidimin Albin Kurtit në zgjedhje. 19% mendojnë se KQZ nuk do ta lejojë Kurtin të garojë për deputetë, derisa 14% nuk kanë opinion.

Rreth 50% e qytetarëve mendojnë se Vjosa osmani duhet të garojë në zgjedhje në një listë me LVV-në. 38% mendojnë se ajo duhet të hyjë në zgjedhje me listën e saj zgjedhore, derisa 12% nuk kanë mendim për këtë çështje.

Në rast se Albin Kurtit nuk i lejohet kanditatura për kryeministër dhe Vjosa do të jetë pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, 49% mendojnë se Glauk Konjufca duhet të jetë kandidati i LVV-së për kryeministër.

32% e qytetarëve do ta donin Vjosën si kandidate të LVV-së nëse Kurtit nuk i mundësohet garimi në zgjedhje, 6% duan tjetër kandidatë, derisa 12% nuk kanë opinion.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version