Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 65% e respodentëve thonë se Qeveria Kurti i ka përmbushur pritshmëritë e tyre

Qeveria e Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me gjashtë muajt e Qeverisë Kurti 2.

Mbi 65% e 944 respodentëve janë shprehur se Qeveria Kurti i ka përmbushur pritshmëritë e tyre. Rreth 35% deklarohen se kjo qeveri nuk i ka përmbushur pritjet e tyre.

Mbi 75% e qytetarëve mendojnë se Qeveria është treguar efikase në menaxhimin e situatës në veri. Rreth 25% mendojnë se qeveria nuk është treguar efikase në këtë situatë.

Rreth 63% e qytetarëve shprehen se janë të kënaqur me menaxhimin e situatës së pandemisë nga Qeveria Kurti. Mbi 37 kanë shprehur pakënaqësi në menaxhimin e situatës pandemike nga ana e Qeverisë.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version