Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për situatën në televizionin publik.
Mbi 65% e respodentëve mendojnë se propozimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së ishte i nevojshëm. Rreth 13% mendojnë se një propozim i tillë ishte i panevojshëm. Rreth 22% e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.
Mbi 15% e qytetarëve propozimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së e konsiderojnë kapje të RTK-së. Mbi 48% këtë propozim e quajnë çkapje të televizionit. Mbi 14% propozimin e tillë e quajnë çkapje dhe rikapje të RTK-së. Rreth 22% nuk kanë pasur përgjigje.
Rreth 62% e respodentëve mendojnë se RTK nuk është e paanshme në raportimin e lajmeve. Mbi 16% mendojnë se televizioni publik është i paanshëm. Rreth 22% nuk kanë pasur përgjigje.