Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 60% e respodentëve janë të kënaqur me përfaqësimin e Kosovës nga Kurti në takim me Merkelin

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për vizitën e  Kancelares Merkal në Tiranë.

69% e qytetarëve mendojnë se takimi Merkel-Kurti ishte i dobishëm për Kosovën. Rreth 11% mendojnë se takimi ishte i padobishëm. 20% nuk kanë pasur përgjigje.

Mbi 60% e respodentëve janë të kënaqur me paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin me Merkelin. Rreth 17% janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e përfaqësimit të Kosovës nga Kurti në këtë takim. Rreth 23% e respodentëve nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.

Rreth 26% e qytetarëve mendojnë se ndërtimi i termocentralit me gaz natyrorë , që sponsorizohet nga marrëveshja e Uashingtonit do të dështoj. 32% mendojnë të kundërtën. 42 nuk kanë pasur përgjigje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.