Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për vizitën e Kancelares Merkal në Tiranë.
69% e qytetarëve mendojnë se takimi Merkel-Kurti ishte i dobishëm për Kosovën. Rreth 11% mendojnë se takimi ishte i padobishëm. 20% nuk kanë pasur përgjigje.
Mbi 60% e respodentëve janë të kënaqur me paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin me Merkelin. Rreth 17% janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e përfaqësimit të Kosovës nga Kurti në këtë takim. Rreth 23% e respodentëve nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.
Rreth 26% e qytetarëve mendojnë se ndërtimi i termocentralit me gaz natyrorë , që sponsorizohet nga marrëveshja e Uashingtonit do të dështoj. 32% mendojnë të kundërtën. 42 nuk kanë pasur përgjigje.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.