Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 55% e të anketuarve mendojnë se refuzimi i “Open Balkan”, nuk do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me atë nëse do ta zbatojë apo jo Qeveria Kurti marrëveshjen e Washingtonit.

Mbi 37% e qytetarëve nuk kanë përgjigje, 34.24% e tyre mendojnë se nuk do ta zbatojë, ndërsa 28.54% e respodentëve mendojnë se do ta zbatojë marrëveshjen.

Në pyetjen; A mendoni se mos-anëtarësimi i Kosovës në Open Balkan (Mini-Shengen) do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit tonë, mbi 55% e tyre mendojnë se nuk do të ketë ndikim negativ.

Ndërsa rreth 22% e respodentëve pjesmarrës në sondazh, konsiderojnë se do të ketë efekt negativ.

Po ashtu mbi 28 përqind e tyre nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Sa i përket opozitarizmit të LDK-së, krahasuar me partitë tjera opozitare, 30.66% mendojnë se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, pra nuk ka rritje.

Ndërsa 27.71% e tyre mendojnë se LDK bën opozitarizëm të dobët.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm./Telegrafi.