Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 90% e respodentëve duan që presidenti të zgjidhet nga votat e qytetarëve

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Gjysma e qytetarëve të anketuar mendojnë se Vjosa Osmani do të ishte presidente apartiake. 29% mendojnë se Vjosa do të ishte presidente partiake nëse zgjedhet në atë post. Rreth 21% nuk kanë pasur opinion për këtë temë.

Rreth 76% e respodentëve mendojnë se Vjosa Osmanin do ta votoj edhe ndonjëri deputet i LDK-së. Rreth 11% mendojnë se nuk ka votë për Osmanin nga LDK-ja, derisa 13% s’kanë opinion për këtë çështje.

Gati 90% e qytetarëve të anketuar janë pro që presidenti të zgjidhet direkt nga votat e qytetarëve. Ndërsa vetëm 10% janë kundër që presidenti të zgjidhet nga votat e qytetarëve.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version