Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zgjedhjet lokale.
Mbi 63% e 1028 respodentëve janë shprehur se në zgjedhjet e 17 tetorit do të votojnë partinë e njëjtë që kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Rreth 25% e respodentëve shprehen se do të votojnë parti të ndryshme që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 12% thonë se nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
65% e qytetarëve mendojnë se diaspora duhet të votojë në zgjedhje lokale. 35% e qytetarëve mendojnë se diaspora nuk duhet ët votojë në zgjedhje lokale.
76% e respodentëve thonë se familja nuk ka ndikim në përzgjedhjen e partisë që do ta votojnë. 17% e qytetarëve thonë se familja ka ndikim në votën e tyre. Rreth 7% nuk kanë planifikuar të votojnë.