Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.
Qytetarët janë pyetur për skandalin e fundit që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit.
Në pyetjen kryesore “A janë të përfshirë politikanët në vjedhjen nga Thesari i Shtetit?, shumica dërrmuese e të anketuarve (76%) iu vënë faj politikanëve.
19% e të anketuarve nuk kanë pasur mendim për këtë ngjarje, ndërsa vetëm 5% e qytetarëve mendojnë se politikanët nuk janë të përfshirë në këtë vjedhje.
Mbi gjysma e të anketuarve (60%) nuk janë ndjerë të befasuar kur kanë dëgjuar për këtë ngjarje në Thesarin e Shtetit, ndërsa 40% janë befasuar me këtë skandal.
73% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është duke shënuar rritje në Kosovë, ndërsa në një pyetje tjetër 58% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se shtresa politike është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në Kosovë.
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.