Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me aksionin e sotëm të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës ku u konfiskuan 400 kg kokainë.
Mbi 70% e qytetarëve mendojnë se me këtë aksion është përmirësuar imazhi i Policisë së Kosovës. Vetëm 10% mendojnë se ky aksion nuk ndikon pozitivisht në imazhin e Policisë së Kosovës. 20% e respodentëve nuk kanë opinion.
Rreth 59% e qytetarëve mendojnë se përfshirja e DEA-s amerikane në këtë rast e ka bërë operacionin të suksesshëm. 7% nuk e shohin suksesin e këtij operacioni të lidhur me DEA-në amerikane. Derisa 34% nuk kanë mendim.
Mbi 39% e respodentëve mendojnë se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mjaftueshëm me Agjencitë Ndërkombëtare të Zbulimit. Rreth 34% mendojnë se ky bashkëpunim është i pamjaftueshëm. Derisa pjesa tjetër prej 27% nuk kanë opinion për këtë temë.
67% e respodentëve mendojnë se Policia e Kosovës është e hendikepuar që nuk është pjesë e INTERPOL-it. 13% nuk mendojnë se Policia e Kosovës është e hendikepuar për shkak të këtij mos anëtarësimi. Pjesa tjetër nuk kanë mendim.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.