Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 69% e respodentëve mendojnë se qeveria duhet të jetë më transparente në raport me sigurimin e vaksinave

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për procesin e sigurimit të vaksinave nga ana e qeverisë së Kosovës.

Mbi 52% e qytetareve nuk besojnë se ministri Arben Vitia ka mundur ta refuzojë ndonjë kontratë me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave për Kosovën. 26% mendojnë se qëndrojnë lajmet se ministri Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer. 21% nuk kanë mendim për këtë çështje.

Më tepër se 69% e qytetarëve mendojnë se qeveria duhet te jetë më transparente në lidhje me procesin e sigurimit të vaksinave. Rreth 17.5% mendojnë se nuk duhet të ketë transparencë në këtë proces. Ndërsa mbi 13% nuk kanë mendim për këtë pyetje.

Rreth 37% e qytetarëve mendojnë se policia dhe prokuroria janë duke u sjellë korrekt me rastin e publikimit të informacioneve të ndjeshme konfidenciale në lidhje me vaksinat. Rreth 28% mendojnë se këto dy institucione nuk po e trajtojnë këtë rast si duhet. Mbi 35% nuk kanë opinion për këtë pyetje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version