Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim Telegrafin dhe emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Tema kësaj radhe ishte për aktivitetin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
37% e qytetarëve mendojnë se Gjykata Speciale nuk duhet të vazhdojë mandatin edhe për pesë vite tjera ndërsa vetëm 2% më pak mendojnë se ajo duhet të vazhdojë mandatin.
Për ketë çështje 28% nuk kanë mendim të prerë.
70% e respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh mendojnë se Serbia po ndërhynë në punët e Gjykatës Speciale, derisa pjesa tjetër mendojnë të kundërtën.
Shumica e qytetarëve (60%), mendojnë se Qeveria nuk duhet të përzihen në punët e Gjykatës Speciale derisa 40% kanë mendim të kundërt.
68% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se aktiviteti i Gjykatës Speciale ka turpëruar shtetin e Kosovës, ndërsa 32% nuk pajtohen me një mendim të tillë.
Në pyetjen “Kryesisht a ju besoni apo nuk ju besoni aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale?” – 24% janë shprehur “Po, ju besoj”, 40 janë përgjigjur “Jo, nuk ju besoj”, ndërsa 36% e tyre nuk kanë preferuar të përgjigjen.
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e anketimit më hollësisht.