72% e qytetarëve mendojnë se Qeveria Kurti 2 gjatë mandatit do të mund të siguroj vaksina për të gjithë qytetarëve.
Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me pandeminë dhe masat e fundit të marra nga qeveria.
Mbi 69% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se masat e ndërmarra nga Qeveria do të ndikojnë në uljen e rasteve infektive. 23% e qytetarëve mendojnë se masat e reja nuk ulin infektimet. Rreth 8% nuk kanë pasur opinion për këtë temë.
62% e qytetarëve mendojnë se masat e reja do ta dëmtojnë më shumë ekonominë. Rreth 26% mendojnë se këto masa nuk dëmtojnë më shumë ekonominë. 12% nuk kanë opinion për këtë temë.
Mbi 83% e respodentëve mendojnë se qeveria bashkë me masat është dashur te ketë edhe plan për rimëkëmbje ekonomike. Rreth 7% nuk kane menduar se duhet të bëhet një gjë e tillë, ndërsa rreth 10% s’kanë pasur opinion.
Në masë të madhe (72%) qytetarët e anketuar mendojnë se Qeveria Kurti 2 gjatë mandatit të saj do të jetë në gjendje të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e saj. Rreth 15% nuk mendojnë qe qeveria do të arrijë të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët. Rreth 13% nuk kanë mendim për këtë temë.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.