Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për Gjykatën Speciale dhe procesin që po zhvillohet atje.
51% e qytetarëve mendojnë se jo të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale do të shpallen të pafajshëm derisa 49% mendojnë se të gjithë do të dalin të pafajshëm nga procesi në Hagë.
40% e pjesëmarrësve në sondazh nuk janë dakord që shteti duhet të mbulojë disa prej shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. 37% e tyre pajtohen deri diku se mbulimin e këtyre shpenzimeve duhet ta bëjë shteti derisa 23% pajtohen plotësisht se shteti duhet t’i mbulojë ato shpenzime.
84% e qytetarëve nuk e shohin të arsyeshëm fondacionin e ngritur “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, derisa vetëm 16% e tyre e shohin si të arsyeshëm ngritjen e këtij fondacioni.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.