Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 58% e respodentëve mendojnë se Qeveria Kurti 2 do t’i ashpërsojë masat anti-COVID

Kabineti i Qeverisë Kurti 2 / Foto: Ridvan Slivova

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen konstituimin e institucioneve të reja.

Mbi 78% e respodentëve mendojnë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të qeverisë ishte vendim i mirë. Rreth 7% mendoj se ky nuk ishte vendim i mirë i Kuvendit, derisa rreth 15% e të anketuarve s’kanë opinion për këtë temë.

Mbi gjysma e të anketuarve (52.6%) mendojnë se përçarjet brenda Grupit Parlamentar të LDK-së do të ndikojnë edhe te zgjedhja e presidentit. 22% mendojnë se këto zhvillime në LDK nuk ndikojnë te presidenti. Ndërsa mbi 25% nuk kanë opinion.

Mbi 46% e të anketuarve mendojnë se Xhavit Haliti pasi votoi Konjufcën si krye parlamentar do ta votojë presidentin. 23% mendojnë se Haliti nuk e voton presidentin. 30% nuk kanë mendim për këtë çështje.

Mbi 63% e qytetarëve mendojnë se roli i Listës serbe nuk do të jetë i rëndësishëm në Qeverinë Kurti 2. Rreth 11% mendojnë se Lista serbe do të ketë rëndësi në qeveri, derisa pjesa tjetër prej 26% nuk kanë opinion.

Rreth 58% e të anketuarve mendojnë se qeveria e re do t’i ashpërsojë masat anti-COVID. Rreth 18% mendojnë se nuk do të ketë ashpërsim të masave me qeverinë e re. Nuk kanë opinion për këtë çështje rreth 25% e qytetarëve.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.