Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 58% e qytetarëve do të votonin përsëri subjektin që kanë votuar herën e fundit

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zgjedhjet e mundshme parlamentare në kohë të pandemisë.

79% e qytetarëve të anketuar janë të gatshëm të dalin në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin në muajin dhjetor, derisa vetëm 11% nuk do të ishin të gatshëm të dilnin në zgjedhje. 10% nuk janë të sigurt se çfarë veprimi do të ndërmerrnin.

58% e qytetarëve shprehen se do të votonin subjektin e njëjtë politik që e kanë votuar herën e fundit. 21% nuk do të votonin për subjektin e njëjtë që kanë votuar herën e fundit, derisa 14% nuk e dinë.

Qytetarët janë të ndarë në mendime edhe sa i përket përfshirjes së ndonjë subjekti tjetër politik në qeveri pas zhvillimeve të fundit në vend:

24% e tyre mendojnë se në qeveri duhet përfshirë edhe një tjetër subjekt politik.

47% mendojnë se në qeverinë aktuale nuk duhet të përfshihet ndonjë subjekt tjetër politik, derisa 29% nuk kanë ndonjë opinion për këtë çështje.

59% e qytetarëve të anketuar janë shumë të interesuar që të ketë zgjedhje të përgjithshme edhe në kohë të pandemisë, derisa vetëm 17% nuk janë aspak të interesuar të shkojnë në kutitë e votimit.

28% e qytetarëve pajtohen se zgjedhjet e reja qendrore do të shtonin shumë numrin e të infektuarve me COVID-19’ derisa 72% nuk pajtohen se zgjedhjet do të rrisnin shumë numrin e personave të infektuar me coronavirus.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version