Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për tre muajt e Qeverisë Kurti 2.
Rreth 49% e qytetarëve e konsiderojnë shumë të mirë performancën e Qeverisë Kurti 2. Rreth 15% e konsiderojnë performancë të mirë. Rreth 12% mendojnë se perfomanca qeverisëse nuk ishte as e mirë, as e dobët. Rreth 13% mendojnë se performanca e qeverisë ishte e dobët. Mbi 11% nuk kanë pasur përgjigje në këtë pyetje.
Rreth 55% e respodentëve mendojnë se kritikat e opozitës ndaj qeverisë janë të pa arsyeshme. 25% mendojnë se kritikat opozitare ishin të arsyeshme. 20% e të anketuarve nuk kanë pasur përgjigje.
21% e qytetarëve mendojnë se Qeveria më së miri ka performuar në luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit. 17,72% e respodentëve mendojnë se qeveria më së miri ka punuar në menaxhimin e pandemisë. Vetëm 3% e qytetarëve mendojnë se Qeveria ka punuar më së miri për mirëqenien ekonomike dhe sociale. Rreth 28% e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje.
Rreth 17% e qytetarëve mendojnë se qeveria më së dobëti ka performuar në luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit. 11,6% mendojnë se qeveria pikën më të dobët e ka në përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale. Rreth 41 % e respodentëve nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)