Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zgjedhjet lokale.
52% e qytetarëve janë shprehur se do të votojnë partinë e njëjtë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit lokale. 15% shprehen se do të votojnë tjetër parti. 11% nuk do të votojnë fare në zgjedhje. Derisa rreth 22% janë shprehur se ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë në zgjedhje.
59% e qytetarëve shprehen optimist në lidhje me të ardhmen e komunës së tyre pas zgjedhjeve lokale. 17% janë pesimist në lidhje me të ardhmen e komunës së tyre. 24% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.
44% e respodentëve shprehen se janë të pakënaqur me performancën e kryetarit aktual të komunës. 31% janë shprehur deri diku të kënaqur. Derisa rreth 25% e qytetarëve janë shprehur të kënaqur me punën e kryetarit aktual të komunës.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.