Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për dialogun dhe temat që e presin Kosovën në këtë proces.
Mbi 48% e qytetarëve mendojnë se tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i imponohet Kosovës. 28 mendojnë se kjo temë nuk i imponohet Kosovës. Mbi 23% nuk kanë opinion për këtë temë.
Mbi 55% e qytetarëve mendojnë se brenda dy viteve të ardhshme Kosova mund të fitojë liberalizimin e vizave. Rreth 25% nuk presin liberalizim të vizave në këtë kohë.20% e respodentëve s’kanë opinion për këtë temë.
Rreth 65% e qytetarëve mendojnë se ishte veprim i duhur i Qeverisë Kurti marrëveshja për lëvizje të lirë në disa shtete të Ballkanit. 13% nuk mendojnë se ishte hap i mirë, derisa 22 s’kanë opinion.
42% e respodentëve mendojnë se qeveria ka mbështetur mjaftueshëm të akuzuarit nga Gjykata Speciale. Rreth 26% mendojnë se kjo mbështetje nuk ishte e mjaftueshme. Ndërsa 32% nuk kanë opinion.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.