Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Qytetarët në këtë sondazh janë pyetur për takimet e fundit që udhëheqësit shtetërorë të Kosovës kanë pasur në rrafshin ndërkombëtar.
Mbi 67% e respodentëve kanë vlerësuar të duhur paraqitjen e Kurtit në Darkën e Brukselit. Rreth 9% e konsiderojnë të gabuar këtë paraqitje të Kurtit në Bruksel. 24% nuk kanë opinion për këtë temë.
Mbi 47% e qytetarëve mendojnë se në dialogun e Brukselit që pritet të mbahet në Qershor duhet të shmanget tema e ndryshimit të kufijve. 25% mendojnë se tema e ndryshimit të kufijve nuk duhet të shmanget nga Kosova. 28% e qytetarëve nuk kanë opinion për këtë temë.
63% e respodentëve e vlerësojnë të mirë paraqitjen e Vjosa Osmanit në Samitin e Brdo-Brijonit në Slloveni. Rreth 12% nuk e shohin të mirë paraqitjen e Vjosa Osmanit. Derisa 25% nuk kanë opinion për këtë temë.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.