Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 46% e qytetarëve mendojnë se helmimi në Deçan nuk erdhi nga uji

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me helmimet në Deçan.

Rreth 46% e qytetarëve të anketuar mendojnë se helmimet në Deçan mund të kenë ardhur nga ndonjë tjetër burim, e jo nga uji.

Mbi 20% e tyre mendojnë se helmimet në Deçan burim infeksioni kanë ujin. Derisa rreth 34% nuk kanë pasur përgjigje.

35.63% e qytetarëve mendojnë se institucionet nuk u mobilizuan me kohë në lidhje me situatën në Deçan. 35% mendojnë se reagimi institucional për këtë ngjarje ishte në kohë. Rreth 30% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.

Rreth 75% e të anketuarve mendojnë se qeveria duhet t’i mbulojë shpenzimet mjekësore të personave që janë helmuar në Deçan. 10% e respodentëve mendojnë se qeveria nuk duhet mbuluar këto shpenzime. Rreth 15% nuk kanë pasur opinion për këtë pyetje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.