Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 43% e qytetarëve mendojnë se masat e Qeverisë për situatën në Deçan janë të mjaftueshme – 36% mendojnë se masat janë të pamjaftueshme

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me helmimet në Deçan dhe mënyrën e menaxhimit të qeverisë.

Rreth 40% e qytetarëve mendojnë se niveli komunal e ka menaxhuar mirë situatën pas helmimeve në Deçan. 31% mendojnë se manaxhimi nuk ka qenë i mirë nga ana e komunës.

Mbi 43% e qytetarëve mendojnë se masat e marra nga qeveria për situatën në Deçan janë të mjaftueshme. Mbi 36% mendojnë se këto masa nuk janë të mjaftueshme. Derisa 20% e respodentëve nuk kanë pasur përgjigje për këtë temë.

Rreth 64% e qytetarëve që janë përgjigjur në sondazh, mendojnë se shuma prej 150 mijë eurove e ndarë nga qeveria është e nevojshme për Deçanin. Mbi 16% mendojnë se kjo shumë e ndarë nga qeveria nuk ka qenë e nevojshme. Derisa 20% nuk kanë pasur përgjigje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.